Man City i vihet pas yllit të Barcës

Skuadra e Manchester City duket se akoma nuk ka mbyllur hesapet në merkaton e verës.

Kampionët e Premierligës po synojnë që të përforcohen akoma më shumë, kësaj radhe në fazën e mbrojtjes, saktësisht në krahun e djathtë, ku luan Kyle Walker.

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle ‘Sport’, Manchester City po interesohet për Nelson Semedo.

‘Citizens’ kanë pyetur drejtuesit e Barcës për shërbimet e portugezit, por skuadra katalane kanë bërë të ditur se lojtari është i pa transferueshëm.

Barcelona ka besim të madh tek Semedo, dhe nuk konsideron asnjë mundësi që ta largojë lojtarin nga ‘Camp Nou’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu