Man Utd ka katër emra për pasues të Ronaldos, Neymar i prinë listës

Klubi anglez, Manchester Unitedi është i përgatitur të transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, këtë verë.

Sipas mediumit The Mirror, Unitedi e ka vendosur Neymarin favorit në një listë me katër lojtarë për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Cristiano Ronaldo.

Wissam Ben Yedder i Monacos, ylli i Brentfordit , Ivan Toney dhe sulmuesi i Stuttgartit, Sasa Kalajdzic, janë pretendentë të tjerë për sulmin e Unitedit.

Drejtuesit e Djajve të Kuq zhvilluan bisedime me legjendën e Portugalisë, Ronaldo, të hënën, teksa më në fund arriti të martën në Carrington pasi humbi përgatitjet para-sezonale.

37-vjeçari tronditi drejtuesit e klubit nga Old Trafford kur e bëri të qartë dëshirën e tij për t’u larguar në fillim të kësaj vere.

Ai humbi turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi për ‘arsye personale’ dhe ka qenë duke u stërvitur i vetëm në Portugali.

Portugezi deri tani është lidhur me shumë klube evropiane si Chelsea, PSG, Bayern Munich dhe Atletico Madridi, por secila ka refuzuar deri tani transferimin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu