Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se po përpiqet të nënshkruajë me pesë lojtarë të tjerë para përfundimit të afatit kalimtar aktual. Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Erik ten Hag janë të etur për të përforcuar skuadrën, sidomos pas nisjes së dobët të sezonit të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq janë lidhur me shumë lojtarë tashmë në verë, por thuhet se tani kanë gjetur përfundimisht objektivat. Sipas mediumit The Telegraph, Manchester Unitedi do të përpiqet të nënshkruajë pesë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar veror.

Erik ten Hag po kërkon përforcime me një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë, një tjetër sulmues anësor dhe një sulmues qendre, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirat.

Për mbrojtës, drejtuesit e Djajve të Kuq dhe trajneri kanë etiketuar Thomas Meunier të Borussia Dortmundit, ndërsa mesfushor qendra pëlqehen ylli i Real Madridit, Casemiro dhe ai i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sulmues anësor që synohet të transferohet është amerikani i Chelseat, Christian Pulisic, ndëras sulmues qendre Pierre-Emerick Aubameyang i Barcelonës.

Deri tash nuk ka asnjë indikacion se Unitedi do të transferoj përfundimisht ndonjërin, por gjatë ditëve të ardhshme këta lojtarë pritet të tundohen me oferta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu