Manchester United futet në garë për të siguruar shërbimet e Traore

Manchester United është futur në garë për Adama Traore. Adama Traore ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Wolverhampton Wanderers, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas tij. Skuadra të shumta janë vënë pas tij, duke bërë që edhe vlera e tij të rritet.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se edhe Manchester United është futur në garë, anash Man City e Liverpool. Juventus dhe Barcelona po ashtu flitet se kanë shfaqur interesim për anësorin.

Wolves mund të bëjnë rezistencë të madhe për të ruajtur kartonin e lojtarit. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e spanjollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu