Manchester United ka mundësin që të nënshkruajë me Alvaro Moratan

Atletico Madrid ia ka ofruar Manchester Untiedit sulmuesin e tyre Alvaro Morata. ESPN shkruan se Man Unitedit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me ish- sulmuesin e Chelseat, Morata.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime në sulm pasi Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të kërkojë largimin nga klubi.

Man Utd e kanë nisur keq sezonin e ri, pasi pësuan humbje nga Brighton me rezultat 2-1.

Unitedit i është ofruar shansi për të nënshkruar me Moratan e Atletico Madridit për të ndihmuar në forcimin e linjës sulmuese të trajnerit të ri Erik ten Hag.

Klubi tashmë ka hequr dorë nga Marko Arnautovic, i cili ishte po ashtu një mundësi. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu