Manchester United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, ia ofron Ronaldon dhe 100 milionë euro për yllin e skuadrës

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Manchester United.

Dëshira e portugezit është për tu larguar nga Old Traford, por as drejtuesit e United nuk e kanë ndërmend ta pengojnë atë.

Megjithatë Ronaldo deri më tani nuk ka mundur të gjej një klub të përshtatshëm për ta vazhduar karrierën me shumë skuadra që kanë refuzuar transferimin e tij.

Barcelona, Real Madrid, PSG, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Juventus, Roma, Inter e Milan janë disa nga skuadrat që i është ofruar portugezi, por që nuk e kanë marrë parasysh ofertën nga menaxheri Jorge Mendes.

E përditshmja italiane Tutto Sport ka raportuar se tani United ka dal me një ofertë në drejtim të Napolit.

Djajtë e Kuq janë të interesuar për sulmuesin nigerian Victor Osimhen dhe për shërbimet e tij janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, United ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Napolit prej 100 milionë euro për Osimhen, si dhe e kanë ofruar Ronaldon në huazim një vjeçar.

Madje gjiganti anglez është gati t’ia paguajë edhe një pjesë të madhe të pagës së portugezit.

Napoli gjatë ditëve të ardhshme pritet të marrë një vendim nëse do ta pranojë një ofertë të tillë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu