Mane largohet nga Liverpool drejt Bayern? Sulmuesi: Do përgjigjem pas finales së Champions

Ditët e fundit po flitet shumë se Sadio Mane është një nga synimet e Bayern Munich, pasi sulmuesi i cili ka një kontratë të vlefshme me Liverpool deri në 2023 mund të largohet nga “The Reds”.

30-vjeçari është i fokusuar te finalja e Champions League ndaj Real Madrid (28 maj), teksa ka reaguar pas interesimit të kampionëve të Gjermanisë.

Do të përgjigjem vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve nëse do të qëndroj apo jo”, deklaroi Mane për Sky Sports.

“Bild” raporton se goleadori i skuadrës së Jurgen Klopp ka marrë shumë oferta, por prioriteti i tij është të transferohet në Bavari.

Duke llogaritur moshën dhe faktin që i ka mbetur një vit kontratë, Liverpool është gati të nisë bisedimet nëse ofrohen minimalisht 50 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu