Mane paralajmëron largimin: Falenderoj tifozët dhe trajnerin, i uroj më të mirat Liverpool

Liverpool nuk ia doli të fitonte Champions League përn herë të 7-të pasi Real Madrid fitoi minimalisht duke u shpallur edhe “mbretërit” e Europës.

Sadoi Mane duket se ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e “The Reds” ndaj “Los Blancos”, ku pas ndeshjes sulmuesi senegalez ka paralajmëruar largimin nga “Anfield”.

“Dua të falënderoj tifozët për çdo gjë dhe trajnerin gjithashtu. I dëshiroj këtij ekipi gjitha të mirat në botë”, ishin fjalët e Manes që shumëkush po i interpretojnë si fjalë lamtumirëse.

Kujtojmë se në “pole-posicion” për shërbimet e Mane është Bayern Munich, i cili kohët e fundit është shumë afër me sulmuesin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu