Manovrat e rrezikshme në Tajvan, Shtëpia e Bardhë bën lëvizjen urgjente

Shtëpia e Bardhë thirri ambasadorin kinez dhe dënpoi përshkallëzimin e veprimeve të Pekinit kundër Tajvanit duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk duan një krizë në rajon. Kjo lëvizje erdhi pas vizitës në ishull nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, që përshkallëzoi fuqishëm tensionet në ngushticën e Tajvanit këtë javë.

“Pas veprimeve të Kinës gjatë natës, ne thirrëm ambasadorin [e Republikës Popullore të Kinës] Qin Gang në Shtëpinë e Bardhë për t’i treguar atij për veprimet provokuese të Republikës Popullore të Kinës” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një deklaratë të dhënë për Ëashington Post.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu