Maqedonasi turpërohet nga grafitet nacionaliste kundër shqiptarëve dhe e fshin (VIDEO)

Në shkollën fillore “Vasil Milladinov” ku mësim ndjekin mbi 600 filloristë në Veles, ka pasur grafite kundër shqiptarëve “vdekje për shqiptarët”.
Një qytetar së bashku me gruan e tij reagojnë ndaj këtij grafiti duke thënë se është trup të jesh mësimdhënës në këtë shkollë posaçërisht të jesh pjesë e autoriteteve lokale.

“Unë jam nga Velesi, e dua qytetin e Velesit dhe nuk dëshiroj të jetoj në qytet ku ka grafite të këtilla. Posaçërisht jo aty ku edukohen fëmijët dhe ku dërgohen mesazhe të gabuara. Velesi është me zëmër të madhe, dhe ka vend për të gjithë, maqedonasit, shqiptarët, romët, vllahët. Unë refuzoj të jetoj në qytet ku shfaqen grafite të këtilla”, tha Aleksandar Kukulev duke thënë se kjo është mënyra individuale për të kontribuar ndërsa autoritete lokale ju tha ta ngritin ndërgjegjen ose të jetoni kështu.

Velesi është qytet në mes të Maqedonisë me shumicë maqedonase.

Veprimi i Kukulev është mirëpritur derisa videoja e momentit të fshirjes së grafitit po shpërndahet në rrjetet sociale.

Një maqedonas duke e fshirë mbishkrimin "Smrt za shiptari" në një shkollë fillore në Veles. RESPEKT ! #shpërndaje

Posted by Shkupi on Saturday, September 15, 2018


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu