Protestuesit maqedona sonte në mes Shkupit kanë djegur flamurin e Greqisë, si shenjë revolte për negociatat për çështjen e emrit.
Protesta organizohet nga shoqata patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë” për mbrojtjen e emrit “Maqedoni”.
Shumica e pjesëmarrësve në protestë mbajnë flamujt maqedonas. Ata që dolën në protestë thonë se emri nuk është për shitje, dhe se populli nuk është pyetur për këtë, dhe se ai i cili do ta ndryshon emrin shpejtë do të ikë nga pushteti.
Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.














