Maqedoni, drejtori i Arkivit “gabimisht” është bërë profesor i historisë, zgjedhja shfuqizohet

Është anuluar zgjedhja për bashkëpunëtor i lartë shkencor i Institutit për Histori Nacionale (IHN), Filip Petrovski i cili është drejtor i Arkivit shtetëror, për shkak të gabimit procedural të organeve të Institutit, shkruan “Sakamdakazham”, transmeton Portalb.

Në buletinin e Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi”, më numër 113-01.11 nga viti 2016, qëndron se Komisioni Recensues e ka tërhequr referatin e dorëzuar dhe të publikuar për zgjedhje të bashkëpunëtorit të lartë shkencor të Filip Petrovskit, për shkak të gabimit procedural të përgjegjësve (organeve administrative) të IHN-së në lidhje me nenin 39 nga rregullorja për bashkëpunëtor shkencor dhe asistentë – doktorantë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

“Duke e pasur parasysh këtë lëshim i cili është bërë në afatin e konstatuar ligjor nga komisioni recensues, i cili nuk është i obliguar për procesin e procedurave, Komisioni Recensues në afatin prej 15 ditëve e ka tërhequr referatin e publikuar për zgjedhje të bashkëpunëtorit të lartë shtetëror të d-r docent Filip Petrovski”, qëndron në arsyetimin e Komisionit Recensues.

Përndryshe, në nëntor të këtij viti, mediat shkruajtën se drejtori i Arkivit Shtetëror Filip Petrovski, përkohësisht është emëruar si bashkëpunëtor shkencor i IHN-së edhe pse ligji për shkollim të lartë thotë se bashkëpunëtor shkencor mund të zgjidhet vetëm personi i cili ka gradë shkencore doktor i shkencave përkatëse për të cilat do të zgjidhet, megjithatë Petrovski është doktor i shkencave politike dhe nuk ka magjsitruar dhe diplomuar në shkencat e historisë. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu