Maqedoni e Veriut, numri i rasteve aktive me COVID-19 bie në 14.461

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 361 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.749. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.696.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 71.592, përfshirë 2.116 pacientë të shëruar të regjistruar në të dhënat më të reja. Në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë kontrollit të sistemit të regjistrimit të të dhënave, janë hasur raste të pacientëve të shëruar të cilët nuk janë regjistruar dhe të cilët janë paraqitur në të dhënat e sotme.

Kështu, numri i rasteve aktive ka rënë në 14.461. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.176 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 430.182.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu