Maqedoni: Fillimi i negociatave të vendit me BE-në sinjal edhe për rajonin

“Është më mirë të befasohemi pozitivisht sesa të zhgënjehemi sërish. Në rastin me fillimin e negociatave të vendit me BE-në nuk bëhet fjalë vetëm për suksesin tonë, por bëhet fjalë edhe për një sinjal të madh të rëndësishëm për të gjithë rajonin – nëse e ardhmja evropiane e rajonit është e prekshme dhe reale, me rëndësi për të gjitha kryeqytetet edhe për qeveritë, por edhe më tepër edhe për qytetarët e vendeve në Ballkanin Perëndimor. Investimi është shumë i madh edhe për BE-në në kuptim në atë nëse mundet t’i besohet, ndërsa me kredibilitetin vjen edhe ndikimi në këtë periudhë të rëndësishme që gjeografikisht padyshim i takon BE-së sepse është i rrethuar me vende anëtare”.

Këtë porosi dje e dërgoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Euorontegrime, në këtë përbërje parlamentare.

Ndërkohë, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristian Mickoski dje doli me pohimin se kërkesat që janë pjesë e përbërëse nga Deklarata e Parlamentit bullgar të vitit 2019, do të jenë pjesë e kornizës negociuese të shtetit me BE-në dhe paralajmëroi protesta paralajmëruese të partisë opozitare në Shkup dhe në 10 qytete në vend, me kërkesë që dokumenti për të cilin negociojnë kryeministri Zoran Zaevi dhe përfaqësuesi special Vllado Buçkovski me Qeverinë teknike në Bullgari të vihet në shqyrtim të opinionit.

Pushteti dhe opozita, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe shoqëria civile së bashku të punojnë në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimi i Maqedonisë në BE, u dakorduan pjesëmarrësit e seancës së parë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime. Kjo është e mundur, porositën, me këtë që askush nuk do ta pëevetësojë procesin, do të diskutohet haptazi për gjithçka që po ndodh edhe për sfidat me të cita vendi po përballet në këtë rrugë.

Nga Unioni kërkuan që vendi sa më shpejt t’i fillojë negociatat për anëtarësim pa vonesë, ndërsa çështjet dypalëshe në asnjë rast të mos lejohet të bëhen pjesë e procesit. Vendi, theksuan pjesëmarrësit, duhet të ndërtojë strategji si do të zhvillohet deri në përmbushjen e strategjisë për anëtarësim në BE dhe të vazhdojë me realizimin e procesit të reformave.

Dimitrovi tha se vendi i përmbush parakushtet që t’i fillojë negociatat për anëtarësim dhe se sipas shumë vendeve anëtare dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së në Bruksel jemi ndoshta vendi më i përgatitur.

Sipas tij, jo vetëm interesi për një Ballkan të qëndrueshëm, por edhe Ballkani nga një anë dhe pjesa tjetër e Evropës nga ana tjetër të punojnë së bashku që të përballen me sfidat e sigurisë.

Pjesëmarrësit në seancë nga opozita kërkuan që ky proces të mos përvetësohet nga askush, ai të jetë transparent dhe i hapur të flitet për problemet dhe sfidat, veçanërisht për pjesën e krimit dhe korrupsionit dhe nevojat për reforma në sistemin gjyqësor.

Hapësira deri te fillimi i negociatave, u dakorduan një pjesë e pjesëmarrësve, duhet të shfrytëzohet maksimalisht, duhet të bëhet strategji si ndërkohë do të zhvillohet shteti. “Askush nuk e di nëse dhe kur do të fillojnë negociatat, nëse fillojnë sa do të zgjasin”, tha Aleksandar Nikollovski i OBRM-PDUKM-së, i cili është kryetar i Këshillit Kombëtar Kuvendor për Eurointegrime.

Ndërkohë, ministri bullgar i Punëve të Jashtme Stetlan Stoevi në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut deklaroi se pozicioni i Bullgarisë është i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe ai nuk ka ndryshuar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Ai theksoi se qeveria teknike e Bullgarisë udhëhiqet nga Pozicioni kornizë dhe Deklarata e Asamblesë kombëtare nga tetori I vitit 2019 dhe se 85 për qind e qytetarëve e mbështesin atë pozicion.

Ministri bullgar shtoi se ata presin garanci ligjore për pajtueshmërinë me Marrëveshjen nga viti 2017 dhe një përgjigje konstruktive nga Shkupi për një zgjidhje afatgjatë të çështjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu