Këta kompani gjatë vitit 2016 janë paisur me produkte “Hallall” e gjithë kjo për qëllim të konkurencës , informon Agjencia e Lajmeve Flaka.
Në tre vitet e fundit, pasi u çertifikua sistemi , Ministria e Ekonomisë ka bashkë-financuar kostot e futjes dhe certifikimin e sistemit Hallall tek 25 kompani, ky lloj I financimit ka rritur rreth 5 milionë denarë buxhetin stetrorë , ndërsa deri në vitin 2013 hallall prezantoi 11 kompani nga Maqedonia, dhe katër ishin në proces të certifikimit në periudhën, informon Flaka
Kuçi kujtoi se futja e këtij standardi jo vetëm përmirëson konkurrencën e ndërmarrjeve dhe lehtëson punën e tregjeve në zhvillim, por edhe sjell produktet me sinonim “ushqim të shëndetshëm”, dmth ushqim me një sasi minimale të aditivëve, për të cilat interesi i konsumatorëve, pavarësisht nga përkatësia fetare, shton vlerë të produkteve dhe shërbimeve, rrit nivelin e ndërgjegjësimit të sigurisë së ushqimit dhe rrit nivelin e komunikimit ndërkulturor midis vendeve dhe pranimin e diversitetit në bota. /Flaka /