Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do t’i shënojnë së bashku festat historike të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe Mbretit Samoil. Në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka miratuar informatën e Komisionit të përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore. Qeveria pret që deri në fund të vitit, komisionet për çështje të historisë dhe arsimit të gjejnë zgjidhje edhe për çështjet e tjera të hapura historike mes dy vendeve fqinje.
Të dy palët pajtohen që në afat sa më të shkurtër t’i harmonizojnë datat dhe shënimet e përbashkëta. Gjatë ç’do festimi zyrtar të këtyre figurave është e nevojshme e vërteta historike për historinë e përbashkët dhe të festohet qartë. Pranohen parimet e përbashkëta dhe vërejtjet për përmbajtjen e librave të historisë për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut. // Komisioni i përbashkët është i vendosur ta shpejtojë aktivitetin e saj për tema të rëndësishme të historisë së përbashkët, Goce Delçev, Kryengritja e Ilindenit dhe të tjera, që të arrihen rezultate deri në fund të vitit 2019- deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënësi i Qeverisë.










