Maqedonia nuk i’a dha votën Kosovës në ENTSO, Vuçiq shpall fitoren e madhe

Për ata që kishin iluzion se Maqedonia dhe Mali i Zi e mbështesin Kosovën, shndërrimi i fitores shqiptare në humbje në Shoqatën Evropiane të Rretit energjetik, ENTSO-E, dëshmoi të kundërtën ose atë që vetëm qeveria kosovare e kishte në ëndrrat e saj por jo edhe qytetari.

Qeveria e Kosovës mund të heshtë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç lajmëroi sapo u dha vendimi se Serbia korri një fitore të madhe duke ju falënderuar Hungarisë e cila votoi kundër që kompania energjetike serbe, EMS, të largohet nga Kosova, ashtu si edhe Bullgaria, Rumania dhe Greqia.

“Për herë të parë Maqedonia dhe Mali i Zi abstenuan dhe unë i falënderoi,” tha Vuçiç duke vlerësuar këtë fitore të madhe të Serbisë.

Dhe deri sa Aleksandar Vuçiç po feston, Ramush Haradinaj duhet të vlerësoj mirë se çfarë po bënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili përveç se po humb njohjet e Kosovës, po humb edhe miqtë si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, si dhe Hungaria, një mike për armiqësinë e së cilës duhet të “falënderohet” diplomacia kosovare.

ENTSO përbëhet nga 43 operatorë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike nga 36 shtete të Evropës. ENTSO para pak kohësh ka bërë të ditur se është duke punuar në aftësimin e kuadrove të rrjetit që do të hapen për shtetet që nuk janë anëtare: Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu