Maqedonia po hyn në krizë energjitike, konsumon 2 herë më shumë energji se sa mund të prodhojë

Maqedonia e Veriut konsumon dy herë më shumë energji elektrike sesa prodhon dhe merr energji elektrike nga rrjeti evropian për të përmbushur nevojat ditore.

Operatori shtetëror i rrjetit të transmetimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut (MEPSO) ka marrë katër paralajmërime nga qendra në Zvicër për një ndërhyrje të paparalajmëruar në rrjetin evropian, transmeton InfoShqip

Deri më tani, sipas zyrtarëve të MEPSO-s, Maqedonia e Veriut ka rreth 15 milionë euro borxh nga vetëm një muaj. Ata shtuan se do të nevojiten kufizime dhe rritje të çmimit të rrymës, shkruan agjencia mkd.mk.

Drejtori i MEPSO-s tha se në raste të tilla energjia merret nga rrjeti evropian dhe se këtë shtet deri më tani e ka bërë katër herë pa paralajmërim dhe ka marrë katër paralajmërime nga qendra në Zvicër ku po bëhen llogaritjet./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu