Maqedonia si “djathi zviceran”, me plot vrima

Ligji gjatë kohë nuk ka vlejtur njësoj për të gjithë, politikat ekonomike duhet të rishikohen, administrata është e stërngarkuar dhe ekzekutivit të ri do t’i duhet kohë të përmbyllë të gjitha problemet aktuale, thotë Bexheti.

“Sigurisht që sektori real kërkon intervenime, shkarkimi i të gjitha të dhënave, ngarkesave që i ka ekonomia reale, pra politikat industriale duhet të rishikohen, të gjitha të dhënat që e ngarkojnë ekonominë që nuk janë në formë tatimesh, por janë të dhëna parafiskale, duhet të shkarkohen. Të shkarkohet administrata, të shkarkohen dopiozat, të cilat burokrativisht janë ngarkesë për administrimin, të gjitha këto të lehtësohen dhe të frymojnë lirshëm ndërmarrjet. Në fakt duhet secili të bëjë punë e vet, kur do të tregojnë se kanë përkushtim dhe zbatim të trajtshmërisë që ligji të vlejë për të gjithë, që absolutisht nuk është e nuk ka qenë rasti i tillë, megjithatë kjo tingëllon lehtë dhe bukur, por nuk është lehtë”,– deklaroi akademiku, Abdylmenaf Bexheti.

Akademik Bexheti ka një përshkrim interesant për gjendjen aktuale të shtetit.

“Shteti edhe në aspektin ekonomik edhe të institucioneve është si një djathë zviceran, përplot vrima, normalisht se duhet një kohë më e konsoliduar për të vënë në këmbë atë”,- u shpreh akademiku, Abdylmenaf Bexheti.

Këto komente Bexheti i bëni gjatë formimin të Akademisë së Bizneseve në kuadër të UEJL-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu