Marcelo: “Neymar do të vijë në Real Madrid”

Mbrojtësi i brazilit dhe Real madridit, Marcelo beson se bashkëkombtari i tij Neymar nga PSZH do të shkojë në Real Madrid.

Nga transferimi i Neymarit në PSZH për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, gjithmonë është përfolur se ai do të rikthehet në Spanjë, gjegjësisht në Real Madrid.

Marcelo ka theksuar se beson se një ditë Neymar do të vijë në Madrid.

“Mendoj se Neymar do të luaj për Real Madridit një ditë”- tha Marcelo për Esporte Interativo në prag të ndeshjes së Real Madridit me PSZH-në që do të luhet të mërkurën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu