Marcelo u dëgjua duke i treguar Vazquezit që Real Madridi nuk do t’ia rinovojë kontratën

Kamerat kanë kapur një bisedë mes Marcelo dhe Lucas Vazquez, në të cilën mbrojtësi i majtë brazilian zbuloi se Real Madridi nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij, e cila do të skadojë në fund të qershorit.

Momenti ndodhi gjatë ndeshjes së fundit të sezonit kundër Real Betis në “Santiago Bernabeu” të premten, 20 maj.

“Klubi nuk do të rinovojë [kontratën time]. Unë kam qenë shembull”, i ka thënë Marcelo shokut të tij në videon publikuar nga Movistar+.

Lucas Vazquez dëgjoi se çfarë kishte për të thënë shoku i tij i skuadrës përpara se të jepte vlerësimin e tij.

“Është e pabesueshme, njeri, ne nuk jemi të vetëdijshëm, nuk është e lehtë”, u përgjigj Lucas.

Marcelo përsëriti dëshirën e tij për të qëndruar edhe për një sezon. “Dua të qëndroj, e kam thënë 50,000 herë, por do të flas me klubin pas finales”, ka thënë Marcelo.

Isco dhe Gareth Bale do të largohen pas skadimit të kontratave të tyre, por në rastin e Marcelos, Real Madrid nuk e ka komunikuar ende qëllimin e tyre.

Asnjë lojtar i Real Madridit nuk ka fituar më shumë tituj se Marcelo, gjithsej 24. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu