Marin Mema: Asnjë tifoz të mos respektoj vendimin modern për të na ndarë

Nga Marin Mema

Nuk kam asgjë kundër përfaqësueses kosovare në futboll (edhe pse zemra më do me forcë që Shqipëria e Kosova të jenë bashkë siç e ka shkruar historia e stërgjyshërve tanë) përkundrazi uroj që nesër të vijë fitorja e parë bindëse.

Nuk kam tentuar në asnjë moment të gjykoj largimet e futbollistëve sepse fundja ai është një vendim personal dhe askush më mirë se ata djem nuk e di se çdo të bëjë me t ardhmen e tij.

Por nuk mund të mos shokohem, nuk mund të mos më dhembë kur shikoj vendimin e nesërm për të mos lejuar në ndeshjen Finlandë – Kosovë asnjë simbol Kuq e Zi. Asnjë tifoz nuk do të lejohet të mbajë jo thjesht simbolet e Shqipërisë por ato të Shqiptarëve në tërsi kudo janë.

Nuk dua ti futem analizës se kush ka përgjegjësi për këtë vendim, por mund të them sot më fort se kurrë se askush qoftë edhe FIFA (qoftë federata Finlandeze apo edhe Vokrri a kushdoqoftë) nuk mund ti përbashkohen një padrejtesie historike të nisur në vitin 1913. Sigurisht në atë fushë, Kosova do të zbresë me simbolet e saj ( edhe pse stërgjyshërit tanë u masakruan për flamurin Kuq e Zi) por akush nuk mundet ti mohojë të drejtën tifozëve të mbajnë edhe simbolet e zemrës, ato që u kanë lënë të parët, ato për të cilat na kanë dridhur në djep të nanës.

Ky vendim vërtetë që më dhemb sepse unë çdo shqiptar e shqiptare në Kosovë i kam vëlla e motër, ashtu ata të Fyrom, të Malit të zi , të Preshevës, Çamërisë, Sanxhakut e kudo. Mund të duket patetike për shumë politikanë, drejtues apo analistë që duan të rrufisin fonde dhe asgjë më shumë, por mua vërtetë me dhemb. Më dhemb sepse disa xhepthelle mendojnë se për interesat e tyre mund të më ndajnë sot mua e çdo shqiptar me veteveten, mund të me ndajnë me gjakun e njëjtë që kam në Kosovë e kudo.

Unë nesër do të jem në Shkodër me forcën e një Shqipërie që kërkon të fitojë duke thërritur për ILIRIDËN dhe zemrën shqiptare.

Do të jem me zemër e shpirt edhe krah Kosovës duke shpresuar që asnjë tifoz të mos respektojë vendimin modern për të na ndarë me përdhune e për interesa personale. 1913 moderne nuk duhet lejuar të përsëritet. Le ti mësojme Fifa-s e kujtëdo (çdo institucioni që duket sikur funksionon vetëm me shqiptarët) se nuk mundet me të percaktojë në këtë mënyrë fatin e një kombi , duke e detyruar të heqe edhe të drejtën për të përzgjedhur simbolet në një stadium futbolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu