Marketing për mashtrim ose lamtumirë e vërtetë me pozitën e liderit të PDSH-së thuajse pas 10 viteve kryetar

Marketing për mashtrim ose lamtumirë e vërtetë me pozitën e liderit të PDSH-së thuajse pas 10 viteve kryetar, çka fshihet pas dorëheqjes së liderit të PDSH-së Menduh Thaçi?

Thaçi relativisht i përmbajtur dhe pa elaborim e paralajmëroi dorëheqjen përmes Facebook-ut, lëvizjen e paralajmëroi që mbrëmjen e ditëve të zgjedhjeve – kur u bë e qartë se PDSH përjetoi fiasko zgjedhore dhe mbeti vetëm me dy deputet në kuvend – më pak edhe se Lëvizja e re e sapoformuar nga Sela e cila doli pikërisht nga PDSH. Lajmi nga ana tjetër menjëherë i mobilizoi përkrahësit e tij, bashkpartiakët, një pjesë të udhëheqësisë të partisë publikisht treguan mosdakordësi me veprimin e tij.

Më i zëshëm tani për tani është Idriz Orana – këshilltarë aktual në qytetin e Shkupit dhe bartës i njësisë zgjedhore numër një nga PDSH në zgjedhjet e parakohshme të fundit parlamentare. Orana thotë se nuk e kuptonë veprimin e Thaçit e as e miraton. Ai thotë se Thaçi është simbol i PDSH-së dhe nëse duhet dikush të shkojë pas humbjes shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe Sela, Kasami dhe Zaev, pasi mendon se edhe ata janë humbës. Kush do ta udhëheq PDSH-në është puna jonë, thotë Orana kurse sipas tij Thaçi i është i nevojshëm edhe PDSH-së edhe Maqedonisë.

“Simboli dhe ikona e PDSH-së është Menduh Thaçi, ne tjetër ikonë nuk kemi. Përvoja e liderit të PDSH-së është e pavlerësueshme dhe e nevojshme për partinë dhe për Maqedoninë”, deklaron Idriz Orana.

Lideri ri i PDSH-së duhet të zgjidhet pas Kongresit, i cili në të ardhmen duhet të caktohet. Nga PDSH sot zgjodhën të heshtin, pasi siç thonë Thaçi gjithçka është dashur ka thënë mbrëmë. Dorëheqja është e parevokueshme, që sipas domëthënies se organet partiake nuk mund ta refuzojnë, por nuk do të thotë se në vet fillimin e kongresit delagatët nuk mund sërisht ta propozojnë për kryetarë, por edhe kandidatët e tjerë të tërhiqen nga gara dhe sërisht kongresi t’ia jap besimin me aklamacion. Një pjesë e domethënieve pikërisht këtë skenarë parashohin si më të besueshëm – vetëm nëse në prag të zgjedhjeve lokale, në të cilat PDSH-ja duhet të ngrihet pas debaklit në këto zgjedhje. Por, ai duhet ta forcojë partinë dhe ta motivojë nëse dëshiron të mbetet dhe ta motivojë antarësinë për garë të re.

Fjala dorëheqje nga funksioni kryetarë nuk është hera e parë të delë nga goja e Thaçit të PDSH-së – Thaçi dorëheqje paralajmëroi edhe pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013-të kur e humbi Tetovën, por atëherë nuk dha dorëheqje dhe ajo nuk ishte me fjalën e parevokueshme, e Kryesia e Partsië nuk e pranoi.

Kresimin e Menduh Thaçit me PDSH-në e shoqërojnë shumë kontradikta – që nga qeverisja me Grueskin në vitin 2006, koalicionin e pasuksesshëm me Cërvenkovskin në vitin 2013-të, humbjet konstante të lidhura me trumbetime të brendshme partiake. E mbijetoi goditjen që i shkaktoi Imer Salmani, e konsolidoi partinë, mbeti lojtarë politik në rrejtin e politikës së vendit, por si duket goditja e fundit në lidhje me fuqinë e përjetoi nga një njeri për të cilin siç thonë në PDSH, ai e krijoi – Zijadin Sela, por edhe flirti hapur me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin si dhe përkrahja që përherë si partner i dytë i koalicionit në skenë e jepte politika e tyre.

Si do që të përfundojë episodi ri i PDSH-së – me rizgjedhje të Thaçit ose me pensionim të vërtetë – thuajse të gjithë janë dakrod, era e Menduh Thaçit në politikë mbaroi – hapësirën e tij e kanë zënë djem të rinjë. Që ta kthejë PDSH-në në kartë, sërisht do ti duhen shumë kohë e mund politikë. Por a ka kohë Thaçi për këtë?/FLAKA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu