Maroku “përzë” Spanjën nga Katari: Faleminderit Zot!

Maroku është supriza e madhe e Botërorit, pasi ka çuar në shtëpi Spanjën, duke e mundur me penallti pas një 0-0 në të gjithë minutat e lojës.

Interesant ka qenë rezultati i 11-metarshave: 3-0 për afrikano-veriorët, të cilët e shohin veten në çerekfinale. Pra, Spanjë nuk shënoi asnjë.

Porteri maroken Bono mund të konsiderohet hero i ndeshjes, pasi priti dy pennalti.

Kështu, pas Gjermanisë, radhën e ka Spanja nga ekipet pretendente që të lërë Botërorin si një dështim në shumë aspekte, dhe në kualitet loje.

Kujtojmë që Spanja do mundej dhe nga Japonia në ndeshjet në grup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu