Marrëveshja e emrit, dorrëhiqet ministri i jashtëm grek

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë dorëheqje pas debatit të zhvilluar në qeveri në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga kryeministria greke, kryeminsitri Alexis Tsipras e pranoi dorëheqjen e Kotzias dhe e falënderoi për detyrën e tij 3,5 vjeçare.

Kryeministri grek Tsipras do të drejtojë Ministrinë e Jashtme
Në njoftim gjithashtu thuhet se të gjitha përpjekjet në lidhje me Marrëveshjen e Prespës të arritur për çështjen e emrit me Maqedoninë do të ndërmerren nga kryeministri.

Sipas lajmeve në shtypin grek, ka ndodhur një debat i ashpër mes ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Kotzias-it në mbledhjen e kabinetit të zhvilluar dje në lidhje me marrëveshjen me Maqedoninë.

Në lajme theksohet se Kammenos ka akuzuar Kotziasin se është “njeriu” i miliarderit amerikan me origjinë hungareze George Soros dhe keqpërdorimin e fondeve të ministrisë, ndërsa Kotzias është zemëruar se Tsipras nuk ka qëndruar pas tij kundër këtyre akuzave dhe se nuk ka bërë përpjekje për qetësimin e debatit.

Kammenos i cili e kundërshton marrëveshjen me Maqedoninë ka thënë se nuk do të mbështesë qeverinë në lidhje me këtë çështje. Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Washington tha se ka ofruar një plan alternativ për marrëveshjen e arritur me Maqedoninë.

Ky veprim i ministrit Kammenos ka shkaktuar reagime nga zyrtarë qeveritarë të SYRIZA, në krye me Kotzias-in.

Theksohet se në rast se Kotzias, anëtar i SYRIZA-s së formuar me bashkimin e subjekteve majtiste dhe deputetët që veprojnë bashkë me atë tërheqin mbështetjen, qeveria mund të bie.

Pritet që Tsipras të japë deklarata në lidhje me çështjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu