Marrëveshja e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Rruga e duhur, të tjerat janë humbje kohe

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së energjisë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një shënim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka cilësuar marrëveshjen e arritur si rrugën e duhur, ndërsa të tjerat, shton ai, janë humbje kohe.

Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.

Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.

Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu