Marrëveshja që mund t’i befasojë të gjithë: Gareth Bale te Getafe, jo për para, por për arsye sportive dhe kryeqytetin spanjoll

Nënshkrimi i madh i Getafes në këtë afat kalimtar mund të jetë ai i uellsianit Gareth Bale. Sulmuesi uellsiani i është ofruar presidentit të klubit të Getafes, Angel Torresit.

Fillimisht dukje e pamundur, po janë dy argumente të fuqishme që e mbështesin këtë gjë. E para është se Bale dëshiron të vazhdojë të jetojë në Madrid dhe e dyta ai ka nevojë për një ekip të nivelit të lartë për të shkuar në Kupën e Botës të Katarit në formë në nëntor.

Shtoja kësaj edhe faktin që gruaja e Gareth Bale ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të jetuar me katër fëmijët e tyre dhe lojtari nuk i pëlqen të luajë në ndonjë ekip ku do të ishte larg familjes, për këtë preferon të shkojë te Getafe.

Operacioni ekonomik duket i komplikuar, por agjenti që përfaqëson uesllianin, Jonathan Barnett, është i vetëdijshëm se Getafe nuk mund të paguajë 12 milionë euro neto rrogë që lojtari fitonte te Real Madrid.

Çështjet ekonomike aktualisht në bisedime nuk zënë vendin e parë, pasi kjo marrëveshja ka më shumë arsye sportive, ku Bale kërkon që të jetë në gjendje të mirë fizike për Kupën e Botës, nën drejtimin e trajnerit Quique Sanchez Flores.

Getafe ka para për momentin pas shitjeve të Marc Cucurellas verën e kaluar (18 milionë euro), të Mathias Olivera (15 milionë) dhe Hugo Duros (4 milionë), por presidenti Angel Torres do të duhet të bëjë rreth 10 nënshkrime për të bërë një ekip më konkurrues këtë sezon.

Edhe përkundër këtyre gjërave, Getafe do të mund t’i ofronte pagë prej 3 deri në 5 milionë uro.

Në fakt, Getafe verën e kaluar nënshkroi me Vitolon, lojtarin e Atletico Madridit që fitoi 5 milionë euro neto, por lojtari nuk i arriti parashikimet.

Bale është një futbollist i mirë dhe Quique Sanchez Flores do të ishte i kënaqur që të kishte një lojtar të aftë për të fituar ndeshjet i vetëm falë goditjes së tij të pakrahasueshme të topit, goditjeve me kokë dhe cilësive tjera.

Të kesh një futbollist që garanton gola është një argument më se solid për të nënshkruar me Gareth Bale, pasi ai nëse do të luante do t’i garantonte ata numra.

Nëse Angel Torres dhe Getafes arrijnë ta marrin Gareth Bale, atëherë nga 11,000 abonentë as ka klubi, do të rriteshin dukshëm, duke e thyer rekordin e klubit në histori. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu