Marrëveshja: Turqia do të rindërtojë Ukrainën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u takuan të enjten në qytetin ukrainas të Lvivit për të diskutuar mbi luftën ruso-ukrainase.

Të enjten, Turqia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës ukrainase të shkatërruar nga lufta.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Tregtisë së Turqisw, Mehmet Mus dhe Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, pas një takimi po nw Lviv midis Erdogan dhe Zelensky.

“Marrëveshja parashikon pjesëmarrjen e palës turke në procesin e rindërtimit të Ukrainës”, njoftoi Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

Në njoftim shtohet se do të formohet një grup i përbashkët pune për tërheqjen e investimeve turke dhe zhvillimin e projekteve konkrete për bashkëpunim.

“Strukturat e biznesit dhe qeverisë së Turqisë do të jenë në gjendje të zhvillojnë projekte të veçanta rindërtimi, si dhe të ofrojnë ndihmë këshillimore dhe teknike,” shtohet në deklaratë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu