“Mashtrues ordiner”, “Po mundoheni të manipuloni”: Përplasen Zemaj e Vitia në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili në Qeverinë Hoti ishte ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përplasur në Kuvend me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia

Zemaj e ka quajtur Vitinë mashtrues ordiner, derisa ka folur për çështjen e angazhimit të infermierëve gjatë pandemisë.

‘’Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, edhe atë ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacionalë është bërë në bazë të ligjit anti-covid. Nëse kryeministri gjeni del e deklaron ligjërisht se pandemia ka përfundu në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të tillë’’, tha Zemaj.

Vitia i është përgjigjur Zemajt, duke thënë se ai po mundohet t’i manipulojë infermierët që kanë shërbyer gjatë pandemisë.

‘’Në mënyrën se si e bëni ju është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini si ka qenë kontrata e tyre. Është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë pandemisë’’, tha Vitia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu