Mayweather i rrënuar, po i lutet Khabibit

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, është tallur me ish-kampionin e botës në boks, Floyd Mayweather, duke thënë se amerikani është “trokë, po i mbarojnë paratë”. Mayweather shpreson të përballet me Nurmagomedov, në një duel që do të kryqëzonte sërish boksin me artet marciale mikse, ashtu si ndodhi në 2017, kur mundi Conor McGregor.

Abdelaziz deklaroi për TMZ Sports: “Floyd Mayweather vazhdon t’i lutet Khabibit që të ndeshen, po i lutet! “Floyd ka mbetur pa para, më besoni. Po ju them të vërtetën, shumë njerëz më kontaktojnë që të mundësoj përballjen Mayweather-Nurmagomedov, por nuk jemi të interesuar, jo në këtë moment”.

Ndërkaq, Mayweather fitoi 8 milionë euro në fund të vitit të shkuar për një ndeshje farsë kundër kikbokserit japonez Tenshin Nasukawa dhe vazhdon të dhurojë spektakël në rrjetet sociale, duke shitur mend e duke ekspozuar milionat, si në një postim të fundit në Instagram, ku reklamonte 2 milionë dollarë në bankënota 100-dollarëshe.

Khabib aktualisht po përgatitet për t’u ndeshur me kampionin e peshës së lehtë Dustin Poirier në shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu