Mbappe apo Neymar? Vendosin tifozët e Real Madrid

Real Madrid është pjesë e shumë spekulimeve në tregun e transferimeve për sezonin 2019/2020. Emra të mëdhenj janë duke u lidhur drejtpërdrejtë me skuadrën e Zinedine Zidane, për një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Synim i Real Madridit janë edhe njëri nga dy yjet e Paris Saint Germian, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Kjo ka bërë që ‘AS’ në versionin online të hap një sondazh, se cilin në mes tyre duhet ta transferojë Real Madrid.

Më shumëse 100 mijë persona kanë marrë pjesë në këtë sondazh, ku është vërtetuar se dëshirë e tifozëve të Real Madrid është Kylian Mbappe.

Francezi ka marrë 92,29 për qind të votave, ndërsa Neymar vetëm 7.71 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu