Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët

Kylian Mbappe ka qenë emri më i përfolur në javët e fundit nga mediat më të mëdha sportive në Botë. Sulmuesi francez i skadonte kontrata me Paris Saint Germain dhe raportohej për një kalim të mundshëm te Real Madridi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Mbappe ka pranuar ofertën e PSG-së për të vazhduar bashkëpunimin me francezët deri në qershor të vitit 2025, nga e cila marrëveshje do të fitoj pagë vjetore prej 100 milionë eurove neto në sezon.

Tifozët madrilen e akuzuan Mbappen për tradhti, derisa vet sulmuesi francez ka dal në konferencë për shtyp së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi duke zbuluar arsyet pse vazhdoi kontratën me PSG-në.

“Ishte një vendim i vështirë. E dija se duhej të kisha vendosur më parë, por duhej të merrja kohën time. Nuk e kam ndjerë kurrë presionin”.

”Të gjithë e dinë që doja largimi një vit më parë, atëherë ishte vendimi më i mire për mua. Këtë herë konteksti është ndryshe, është një çështje private”.

“Franca është vendi në të cilin dua të jetoj, është vendi im. Klubi gjithashtu dëshiron të ndryshojë shumë gjëra në nivel sportiv. Historia ime nuk ka mbaruar këtu”, u shpreh sulmuesi francez.

Me kontratën e re, Mbappe është bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu