Kylian Mbappe arriti mbrëmjen e djeshme të shënonte 4 gola në ndeshjen që Franca arriti të fitonte kundër Kazakistanit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Me 4 golat e shënuar nga sulmuesi francez, u thye një rekord 63-vjeçar për kombëtaren e “gjelave”.
Jo vetëm kaq, sulmuesi i PSG është vlerësuar maksimalisht edhe nga gazeta e përditshme “L’Equip”, e cila vlerëson futbollistët për paraqitjen e tyre.
Nuk ndodh shpesh që të vlerësohen më notën 10 prandaj për Mbappe është një tjetër ‘fitore”, sepse e shikon vetën në listën e ngushtë të lojtarëve të vlerësuar maksimalisht. Në këtë mënyrë 22-vjeçari bëhet lojtari i 12, që vlerësohet nga gazeta franceze.









