Kylian Mbappe mund të jetë lojtari i radhës për Manchester Cityn. Fakti që sulmuesi nuk po e rinovon kontratën me PSG-në, ka bërë që kampionët e Anglisë të mendojnë seriozisht për afrimin e tij.
Drejtuesit e klubit po mendojnë që për të sjellë francezin në “Etihad Stadium”, të shessin Leroy Sane, i cili kërkohet nga Bayern, e më pas, të bëjnë hapin e madh për Mbappenë.
Francezi është në një formë shumë të mirë për momentin, dhe mosha e tij e re, bën që shifra në merkato të cilësohet diçka rreth 250 milionë euro. Padyshim që ai është kandidati kryesor për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë i historisë dhe Manchester City e ka treguar se milionat nuk i ka problem. Të presim dhe të shohim se ç’do të ndodhë.










