Mbappe për treshen me Messin dhe Neymar: Ne mund të vendosim rezultatin e ndeshjeve, PSG duhet të përmirësohet

Kylian Mbappe ka folur pas fitores 3-1 të PSG ndaj Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve. “Ishte e vështirë, por kjo është Liga e Kampionëve. Erdhëm këtu për të fituar dhe për të forcuar lidershipin tonë në grup dhe ia dolëm.

Filluam mirë, luajtëm intensivisht, por më pas ulëm pak shpejtësinë dhe pësuam gol. Ne u përgjigjëm mirë, imponuam stilin tonë të lojës dhe ia dolëm.

Ne duhet të përmirësohemi. Ne duhet të punojmë. Ne po punojmë, por kemi nevojë për rezultate, sepse për shkak të Botërorit gjithçka do të ndodhë shumë shpejt.

Avantazhi i PSG-së është se treshja jonë Mbappe-Messi-Neymar mund të vendosë rezultatin e ndeshjeve. Shpresoj që të tre do të vazhdojmë të shënojmë, sepse kjo do të çojë në fitore”, tha sulmuesi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu