Mbappe “tërbohet” pasi i kërkon Neymarit topin për penalltinë, braziliani e refuzon (VIDEO)

Ditën e shtunë, PSG mposhti me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Montepellier. Mbappe humbi një penallti në minutën e 23-të dhe 20 minuta më vonë, PSG fiton edhe një tjetër 11-metërsh.

Neymar merr topin për të ekzekutuar penalltinë, por shihet Mbappe që vjen, shtyn me shpatull Messin sikur mos të ishte askushi dhe i thotë Neymarit “ma jep mua topin këtu”.

Pas një diskutimi të shpejtë, sulmuesi brazilian nuk pranon dhe e merr vetë përsipër të shënojë. Shihet më pas që Mbappe nuk e priti mirë këtë gjë dhe largohet i nervozuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu