Mbesa e Titos: Ja çfarë do të bënte tash gjyshi im me Kosovën

Mbesa e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, Zlatica Broz ka dhënë një intervistë për Sputnikun serb, ku ka folur për gjyshin e saj, për politikat e tij dhe si arrinte të mbante Ballkanin nën kontrollë, transmeton Gazeta Metro.

Mbesa e Titos ka treguar se çfarë njeriu ishte ish-lideri jugosllav dhe si i sheh ajo tash aftësitë politike të gjyshit të saj.

Ajo thotë se Tito ka mbajtur nën kontroll dhe ta bashkuar popujt e Jugosllavisë, dhe beson që edhe më tutje do të vazhdonte kjo gjendje nëse do të vazhdonin politikat e tij.

“Mirë, çfarë mund të them? Kur ai ishte në pushtet, ai disi e menaxhonte atë. Kishte probleme, por disi mbaheshin nën kontroll. Dhe popujt e ish-Jugosllavisë njëmend kanë jetuar në paqe, në mënyrë vëllazërore dhe të bashkuar pa marrë parasysh sa ironikë janë njerëzit tash për atë kohë”, ka thënë Zlatica Broz.

“Unë besoj se ai do ta vazhdonte, siç kanë thënë, që të merrte problemet në duar ashtu që shteti të mund të zhvillohej”, ka shtuar ajo.

Brozi ka folur edhe për gjendjen në Kosovë, duke thënë se kur gjyshi i saj udhëhiqte Jugosllavinë, shqiptarët e përkrahnin atë.

“Për Kosovën; Kosova ishte me të. Gjatë kohës së tij situata nuk ka qenë aq e tensionuar atje. Unë mendoj që edhe tash ai do të gjente një mundësi që disi të ruante atë situatë” , është shprehur ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu