Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euro Azi ka dhënë dorëheqje. Siç shkruan Uashington Post Miçell muajin e ardhshëm largohet nga posti në Departamentin e Shtetit për shkak të arsyeve personale dhe profesionale.
Sipas kësaj gazete, 41-vjeçari Miçell dorëheqjen ia ka dorëzuar sekretarit shtetëror Majk Pompeo më 4 janar, ndërsa dita e fundit e punës do të jetë 15 shkurti. Miçell ishte mbështetës i madh i Marrëveshjes së Prespës dhe arritjes së saj. Gjatë vizitës në Maqedoni në shtator të vitit të kaluar, ai porositi se Maqedonia është para një shansi historik duke kërkuar nga opozita që t’i inkurajonte qytetarët të votojnë në referendumin për Marrëveshjen.










