Mbështetje amerikane për politikat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Ish nënpresidenti i SHBA-së Xho Bajden në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Konferencën e Sigurisë në Munih dërgoi urime të forta për statusin e ftesës së vendit në NATO dhe shfaqi gatishmëri të fortë ta mbështesë ratifikimin e Protokollit në Kongresin amerikan dhe t’i inkurajojë përfaqësuesit parlamentarë të vendeve të tjera anëtare të NATO-s ta bëjnë ata sa është e mundur më shpejt.

“Bajden ka theksuar se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të politikave të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian, dhe se i gëzohet ditës kur do të përmbyllet ratifikimi i Protokollit dhe kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet partner i barabartë sipas rëndësisë me aleatët e tjerë në NATO”, kumtoi pres shërbimi qeveritar për takimin e Zaevit dhe Bajdenit, ku kryeministri dhe anëtarët e delegacionit – ministrja Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Dimitrov, kanë shprehur falënderim për mbështetjen që në të gjithë procesin për zgjidhjen me sukses të kontestit me Republikën e Maqedonisë vinte nga SHBA-ja dhe përfaqësuesit e tyre të lartë.

Zaev i shprehu falënderim Bajdenit për përpjekjet e tij për zgjidhjen e sukses të kontestit me Greqinë dhe për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës e cila e zhbllokoi procesin për partneritetin tonë në NATO, dhe i siguroi për politikat e vendit për aspiratat për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.

“Të dy bashkëbiseduesit në takim i kanë konfirmuar dhe afirmuar edhe perspektivat e ardhshme për bashkëpunim midis SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha me theks të veçantë në çështjen e politikave të përbashkëta të sigurisë”, informoi pres shërbimi qeveritar.

Kryetari i Qeverisë sot realizoi takim edhe me admiralin Xhejms Stavridis dhe ambasadorin Riçard Burt nga organizata konsultuese “Mek Larti Aosshiejt”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu