Mbi 1000 gjoba brenda dy ditëve për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Ditëve të fundit, Ministria e Brendshme ka kryer kontrolle të shumta për të sanksionuar shoferët që vozisin automjetet më shpejt se sa është e lejuar. Ky incident trafiku është shkaku numër një i aksidenteve me pasoja të rënda që ndodhin në komunikacion, dje dhe pardje (e shtunë dhe e diel) 1069 shoferë u sanksionuan në territorin e të gjithë vendit, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angelovski në një konferencë për shtyp në Kumanovë, njofton InfoShqip.

“181 shoferë janë sanksionuar në rrethin e Kumanovës për tejkalim shpejtësie, 183 sanksione janë shqiptuar në rrethin e Manastirit dhe 157 sanksione janë vendosur në territorin e Shkupit. Si rezultat i masave të marra, numri i viktimave të aksidenteve rrugore ka rënë, 2020 ka qenë viti me numrin më të ulët të viktimave në trafik (125), trendi vazhdoi edhe në vitin 2021 numrin i aksidenteve të trafikut dhe numri i viktimave ka rënë. Në periudhën nga 1 janari deri më 15 prill 2021, numri i aksidenteve të trafikut është zvogëluar me 12 përqind dhe numri i viktimave me 14 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,” tha Angelovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu