Mbi 60 të lënduar në një koncert në Australi

Të paktën 60 persona janë lënduar pas rrëmujës së shkaktuar në një festival muzikor në qytetin Lorn të Australisë, ka bërë të ditur të shtunën policia.

Siç bën të ditur portali The Age, 19 persona kanë marrë lëndime serioze në pjesën e shpinë, kokës dhe fytyrës dhe të njëjtit janë hospitalizuar. Personave tjerë u është ofruar ndihma mjekësore në vendngjarje.

Sipas policisë lokale, rrëmuja ka ndodhur në momentin kur vizituesit e festivalit kanë tentuar të dalin nga zona ku ka perfomuar grupi lokal DMA, dhe të drejtohen kah skena ku ka qenë duke perfomuar bendi britanik London Grammar, përcjell ‘SHENJA’./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu