Mbikalimi i ulët në Bullgari shndërron në ‘kabriolet’ autobusin nga Maqedonia e Veriut (FOTO)

Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve.

Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.

Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu