Mbledhje urgjente e Vuçiqit me bashkëpunëtorët pas dorëheqjes së Haradinajt

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kryesuesin dhe anëtarin serb të Presidencës së BeH, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë pas informatës për dorëheqje të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, njofton Tanjug.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i shefit të shtetit Nikolla Selakoviq.

Vuçiq nesër do të ketë paraqitje me rastin e dorëheqjes së Haradinajt dhe implikimet e mundshme të tij. Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pasi është ftuar nga Gjykata speciale në Hagë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu