Mbyllet Jugohromi, deri në mesnatë shuhen të gjitha furrat

Udhëheqësia e Kombinatit “Jugohrom” të Tetovës ka vepruar pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, i cili dje solli vendim që Kombinati t’i ndërpret të gjitha furrat për shkak të mosrespektimit të afatit të fundit për vendosjen e filtrave, i cili skadoi para dy ditëve.
Drejtori i përgjithshëm i “Jugohromit”, Vasko Skenderovski, deklaroi se prej mbrëmë Kombinati ka filluar etapa – etapa t’i fikë furrat dhe deri në mesnatë të gjitha do të ndalen.

“Ne patjetër duhet ta respektojmë vendimin e Inspektoratit. Megjithatë, ky vendim do të duhej ta konstatojë edhe Qeveria. Pasi që, prej atje nuk ka kurrfarë njoftimi, ne do ta respektojmë vendimin e Inspektoratit”, deklaroi Skenderovski.

Ai shtoi se ekipet e tyre do të vazhdojnë me ndërtimin e filtër – stacioneve, themelet e të cilave tanimë janë vendosur.

“Patjetër duhet të them se stacioni i filtrave do të duhej të ndërtohet, por shumë pritëm për të fituar leje për ndërtimin e tij”. Shtoi Skenderovski.

Me mbylljen e Kombinatit, pa punë do të ngelen rreth 1.000 punëtorë, shkruan Portalb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu