Dhjetëra studentë të tre fakulteteve të disperzuara në Kërçovë të Universitetit të Tetovës, kanë protestuar sot kundër vendimit të rektoratit të UT-së, që vitet e katërta të fakultetit të informatikës, gjuhës angleze dhe gjermane, të vazhdojnë studimet në Tetovë.
Ata thonë se kjo në aspektin ekonomik është e papërballueshme për shumicën, ndërkohë që paralajmërojnë edhe braktisje të fakultetit nëse ky vendim mbetet në fuqi dhe nuk kthehet. Nga ana tjetër, nga Universiteti i Tetovës, vendimin në fjalë e kanë arsyetuar me atë se në studimet e disperzuara, programet studimore që nuk e plotësojnë numrin e nevojshëm prej 20 studentësh për të formuar grupin, duhet të barten në fakultetet amë Tetovë”