Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka vizituar qendrën e votimit të vendosur tek Liceu Artistik në Tiranë ndërsa procesit të votimit i afrohet ora e mbylljes.
Duke folur me anëtarët e komisionit, ambasadori u shpreh se faza e parë është tashmë drejt mbylljes, ndërsa tashmë nis një fazë e dytë e rëndësishme, ajo e numërimit.









