Me 11 tetor 2018 u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari Fatos Arapi

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc. Donika Bakiu

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme. Ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai shkroi.

Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, Fatos Arapi ka shkruar disa novela: ‘Patat e egra’, 1969; ‘Cipa e borës’, 1985; ‘Gjeniu pa kokë’, 1999 etj; disa romane: ‘Dhjetori i shqetësuar’, 1970; ‘Shokët’, 1977; ‘Deti në mes’, 1986; disa drama: ‘Partizani pa emër’, 1962; ‘Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk’, ‘Në front diku’, 1995; Po ashtu, Arapi ka bërë disa përkthime si: ‘Këngë për njeriun’, Nikolla Vapcarov, 1981; ‘Poezi’, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; ‘Antologji e poezisë turke’ etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Fatos Arapi la pas një krijimtari e cila do ta mbajë padyshim të pashuar emrin e tij ndër breza , e veçanërisht tek adhuruesit e poezisë dhe profesorët e gjuhës shqipe.

Sa herë që do të përmendet Fatos Arapi neve do të na kujtohen poezitë e tij të pavdekshme dhe vet ai që nëpërmjet poezive të tijë u largua vetëm fizikisht nga kjo botë si : ‘’Atdheu’’ ,’’Ti do vish’’ , ‘’Ti do të më dashurosh patjetër ‘’ etj.
Lamtumirë mjeshtër i kryeveprave , FATOS ARAPI (1930-2018)!

Prehu në Paqe!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu