Me cilat para po jeton Gruevski në Budapest, Specialja po heton

Prokuroria Speciale po heton se me cilët para po jeton në Budapest, ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski. Kjo është theksuar nga prokurorja speciale, Katica Janeva në intervistën për gazetën “Nezavisen”.

“Specialja po kryen hetime lidhur pasurinë e tij personale. Sic e dini, ai ka tërhequr nga llogaritë e tij rreth 120 mijë euro. Ne dijme se cfarë pronë tjetër disponon. Tani duam të verifikojmë se me cilat para ai po e financon qëndrimin e tij në Budapest, a bëhet fjalë për para të tij apo për financim nga fonde tjera”, theksoi Janeva, e cila tha se nuk mban përgjegjësi për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u dënua me 2 vite burg lidhur me rastin “Tanku” për blerjen e Mercedes Benzit në vlerë prej 600 mijë euro. (INA)


1 Koment

  1. Po Ju intereson gruevski
    Ju kam than njeher shuuuum e shuum Gruevski keni neper maqedooni qe aß ne burgje nuk ka
    vend .po leni ato pralla
    Nuk esht nje Gruevski problem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu