Me mendjen tek Topi i Artë, ylli i Liverpool kalon në “ekip” me Grezdën

Virxhil Van Dajk është një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, dhe me formën e tij ndihmoi Liverpulin të triumfojë në Ligën e Kampionëve. Pas përfundimit të një sezoni të shkëlqyer me Liverpulin, mbrojtësi holandez tashmë është me pushime.

Por mesa duket edhe në pushime ai nuk mund të rrijë larg futbollit.Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, 27-vjeçari ditën e sotme ka filluar stërvitjen me klubin skocez, Reinxhërs. Kjo ka ardhur për shkak se mbrojtësi dëshiron që të ruajë formën e tij fizike, para fillimit të sezonit të ri.

Holandezi është një nga kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, së bashku me Lionel Mesin. Ai do të stërvitet me klubin ku aktivizohet edhe Grezda, deri në 6 korrik, kur “The Reds” të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu