Me ndihmën e këtyre tri metodave të lehta do të shihni a keni blerë kaçkavall të falsifikuar

Kaçkavalli është lloji i djathit dhe bëhet nga qumështi i deleve apo i lopëve. Gjithashtu, nuk është e rrallë që edhe qumështi i lopëve dhe i deleve përzihen, gjë që ndikon në shijen e kaçkavallit.

Në vend të qumështit të deleve, kaçkavallin mund ta bëjnë edhe nga qumështi i dhive apo gjithashtu me përzierjen e tyre me qumështin e lopëve, transmeton Telegrafi.

Kaçkavalli është artikull i ranguar lart për nga energjia, sepse 100 g kaçkavall ka vlerë energjike 380 kcal dhe në përqindje rreth 27,8 g yndyrë, 26,9 g albumina dhe rreth 5.3 g karbohidrate.

Është i pasur me natrium (192 mg) dhe kalium (77) mg, ndërkaq elementet e tjera mikro dhe makro ndryshojnë, varësisht nga ambienti dhe mënyra e ushqimit të kafshëve, qumështi i të cilave përdoret për prodhimin e kaçkavallit.

Si ta dalloni kaçkavallin e falsifikuar?

Prekni kaçkavallin dhe shikojeni mirë – vaji i palmës i jep kaçkavallit ngjyrë të verdhë të zjarrtë, ndërsa ngjyra e kaçkavallit origjinal nuk është e intensitetit të tillë.

Gjithashtu, kaçkavalli të cilit i është shtuar vaji i palmës është më i butë në prekje se kaçkavalli origjinal.

Testimi i kaçkavallit mund të bëhet edhe me thikë të ftohtë. Kaçkavalli lihet në temperaturë dhome, ndërkaq thika në frigorifer.

Nëse me rastin e prerjes thika mban yndyra, kaçkavalli me siguri është i falsifikuar, sepse, për dallim nga yndyra e qumështit, yndyra bimore shkrihet në temperaturë dhome.

Verifikimi më i sigurt është nxehja e kaçkavallit në furrë. Kaçkavalli origjinal do të shkrihet në sipërfaqe dhe do të zgjatet, ndërsa ai i falsifikuar thjesht do të zhduket – do të shkrihet.

Me ndihmën e këtyre tri metodave të lehta nuk do të mashtroheni nga prodhuesit, por në këtë mënyrë do ta ruani edhe shëndetin tuaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu